τεστ σήματα
Kapitulli 7 nga 9

Pajisjet dhe ngarkimi

18 pyetje zyrtare me përgjigjen e saktë, me renditjen e manualit.

  1. Nr. 1
    Fotografia e pyetjes 1

    Tek tabela që shikoni numri 30 tregon:

    1. ALëndë të ndezshme.
    2. BLëngje shumë ndezëse.
    3. CLëndë shumë ndezëse dhe toksike (helmuese).

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  2. Nr. 2
    Fotografia e pyetjes 2

    Tek tabela që shohim numri 33 tregon:

    1. ALëngje ndezëse.
    2. BLëndë shumë ndezëse.
    3. CLëndë shumë ndezëse dhe toksike.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  3. Nr. 3

    Pako, arka, fuçi që përmbajnë lëndë të rrezikshme, kur transportohen duhet të shënohen me tabelë të veçantë etiketë me formë:

    1. ATë rrumbullakët.
    2. BRombi.
    3. CKatrori.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  4. Nr. 4

    Në të dy anët e automjeteve kamione duhet të shënohen:

    1. ALartësia dhe gjerësia e kamionit.
    2. BGjatësia dhe distanca e akseve të kamionit.
    3. CPesha maksimale e lejuar, ngarkesa e dobishme dhe selia e automjetit.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  5. Nr. 5

    Një kombinim i automjeteve ( tërheqës ose i përbërë i lidhur) sa trekëndësha lajmërues duhet të ketë:

    1. ANjë (1).
    2. BKaq sa janë edhe automjetet.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  6. Nr. 6

    Kamionet me peshë maksimale të lejuar mbi 3.500 kg. dhe ato me rimorkio duhet:

    1. ATë kenë mbrojtëse kundra llucës tek rrotat e aksit të përparëm.
    2. BTë kenë mbrojtëse kundra llucës në të gjitha rrotat.
    3. CTë kenë mbrojtëse kundra llucës tek rrotat e aksit të pasëm.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  7. Nr. 7

    Tako ( penguese) pezullues të rrokullimit duhet të mbajnë:

    1. ATë gjithë kamionet.
    2. BKamionet me peshë maksimale të lejuar më të vogël se 3.500 kg.
    3. CKamionet me peshë maksimale të lejuar më të madhe se 3.500 kg.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  8. Nr. 8

    Mënyra e drejtë e ngarkimit të një kamioni është:

    1. ANgarkesa duhet të ndahet sa të jetë e mundur në mënyrë uniforme mbi sipërfaqe të dyshemesë për të ulur qendrën e peshës.
    2. BNgarkesa të vihet stive në një vend në mënyrë që të jetë i lehtë ngarkimi dhe shkarkimi i tij.
    3. CNë cilëndo mënyrë që të ngarkohet, pasi pesha e ngarkesës nuk ndryshon.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  9. Nr. 9

    Mënyra e drejtë e ngarkimit të një automjeti kamion është:

    1. ANjë objekt i rëndë dhe i vetëm duhet të vendoset në pjesën e pasme të mjetit dhe mundësisht pjerrët.
    2. BNjë objekt i rëndë dhe i vetëm nuk duhet të vendoset në pjesën e pasme të mjetit, as pjerrët.
    3. CNë cilindo pozicion sepse pesha e ngarkesës nuk ndryshon.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  10. Nr. 12

    Ngarkesa që transportohet me një kamion, lejohet të dalë nga ana e pasme e karrocerisë deri:

    1. A50 % e gjatësisë së karrocerisë.
    2. B40 % e gjatësisë së karrocerisë.
    3. C30 % e gjatësisë së karrocerisë.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  11. Nr. 13

    Kur një ngarkesë e cila transportohet me automjet kamion, shënohet me tabelë të bardhë me dimensione të paktën 0.5 x 0.5 m me vija të kuqe diagonale:

    1. AKur ngarkesa del jashtë më shumë se një (1) metër nga pjesa e pasme ose e përparme e kamionit.
    2. BKur ngarkesa del jashtë më shumë se 0.40 m. në gjerësi të automjetit nga ana e jashtëme e dritave të kamionit.
    3. CKur ngarkesa del jashtë më shumë se 30 % e gjatësisë së karrocerisë.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  12. Nr. 17

    Nëse me një automjet kamion transportohen më shumë se një lëndë të rrezikshme, shënohen:

    1. AMe një tabelë <<transportohen lëndë të rrezikshme>>.
    2. BMe një tabelë - etiketë në pjesën e pasme të automjetit.
    3. CMe kaq tabela- etiketa sa janë edhe lëndët të cilat paraqesin rreziqe të ndryshme.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  13. Nr. 19

    Automjetet me peshë maksimale të lejuar mbi 7.500 kg. dhe me gjatësi mbi 13 metra imponohet që në anën pasme për njohjen e tyre të mbajnë:

    1. ANjë ose dy tabela metalike me shirita alternative të pjerrëta me lëndë fluoreshente me ngjyrë të kuqe dhe material reflektues me ngjyrë të verdhë.
    2. BNjë ose dy tabela lëndë fluoreshente me ngjyrë të kuqe dhe material reflektues me ngjyrë të verdhë mbi të cilat shtypen simbole të veçanta.
    3. CQë të dy këto.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  14. Nr. 20

    Në të kaluarën janë regjistruar mjaft aksidente ku kamione janë ngulur poshtë urave ose u shkaktuan aksidente për arsye të lartësisë së kufizuar të urës ose rezistenca e urës është për peshë më të vogël. Prandaj imponohet:

    1. AShoferi i kamionit duhet të ngarkojë mjetin e tij deri tek kufiri maksimal i lejuar i lartësisë dhe i peshës për të mos shkaktuar aksident kur përshkon ura ose kalon poshtë tyre.
    2. BShoferi i kamionit duhet të ngarkojë mjetin e tij deri tek kufiri maksimal i lejuar i lartësisë dhe i peshës por plus kësaj kontrollon(nga tabelat përkatëse) lartësinë e çdo ure(nëse kalon poshtë saj) e kufirin maksimal të lejuar të peshës(nëse e përshkon

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  15. Nr. 21

    Një automjet kamion i ngarkuar, kur përshkon një kthesë të rrezikshme rrezikohet kryesisht:

    1. ATë humbasë ekuilibrin e tij dhe ngarkesa e tij të zbërthehet pasi qendra e peshës së kamionit ndodhet mjaft lart.
    2. BKarroceria të prekë rrugën dhe ngarkesa rrezikon me tronditjen të humbasë ekuilibrin e saj dhe të shkatërrohet.
    3. CTë shtjellojë shpejtësi të madhe i tërhequr nga pesha e tij.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  16. Nr. 22

    Një automjet kamion i ngarkuar kur përshkon një rrugë të rrezikshme e të çrregullt rrezikohet kryesisht:

    1. ATë humbasë ekuilibrin e tij dhe ngarkesa e tij të zbërthehet pasi qendra e peshës së kamionit gjendet mjaft lart.
    2. BKarroceria mund të prekë rrugën dhe ngarkesa rrezikohet me tronditjen të humbasë ekuilibrin e saj dhe të shkatërrohet.
    3. CTë shtjellojë shpejtësi të madhe i tërhequr nga pesha e tij.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  17. Nr. 23

    Një automjet kamion i ngarkuar kur përshkon një tatëpjetë të rrezikshme, rrezikon kryesisht:

    1. ATë humbasë ekuilibrin e tij dhe ngarkesa e tij të zbërthehet pasi qendra e peshës së kamionit ndodhet mjaft lart.
    2. BKarroceria të prekë rrugën dhe ngarkesa rrezikon me tronditjen të humbasë ekuilibrin e saj dhe të shkatërrohet.
    3. CTë shtjellojë shpejtësi të madhe i tërhequr nga pesha e tij me pasojë përdorim intensiv të frenave dhe mbingrohjen e tyre dhe humbjen e efikasitetit të tyre.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  18. Nr. 24

    Tek tabelat që theksojnë rrezikun e transportit të lëndëve të rrezikshme numri i parë demonstron:

    1. ARrezikun kryesor.
    2. BRreziqet sekondare ( të dyta).

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

Kapituj të tjerë