τεστ σήματα
Kapitulli 7 nga 9

Mirëmbajtja dhe riparimi

20 pyetje zyrtare me përgjigjen e saktë, me renditjen e manualit.

  1. Nr. 1

    Konstatohet temperaturë e ulët në motor të automjetit. Cili është shkaku i mundshëm:

    1. ADefekti i termostatit.
    2. BNdërprerja e rrymës tek ventilatori.
    3. CKapaciteti i vogël i radiatorit.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  2. Nr. 4

    Që të garantoni sigurinë e qarkullimit dhe të evitoni aksidentet, është e domosdoshme midis të tjerave:

    1. ATë zëvendësoni llambat e ndriçimit me llamba me kapacitet më të madh, me qëllim që të garantoni kohëzgjatje më të madhe.
    2. BTë pastroni shpesh sipërfaqen e dritave.
    3. CTë kontrolloni shpesh efikasitetin dhe funksionimin e llambave rezervë.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  3. Nr. 8

    Për të arritur sigurinë e qarkullimit dhe për të shmangur aksidentet, është e nevojshme, ndër të tjera:

    1. ATë ndërroni llambat me të tjera me tension pune më të lartë, për të përmirësuar efikasitetin e dritave.
    2. BTë lini xhamat e dritave të ndotur me pluhur, për të shmangur zbehjen e tyre.
    3. CTë kontrolloni periodikisht funksionimin e sinjaleve të drejtimit.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë. Ministria nuk jep përkthim shqip për të, ndaj e përkthyem ne.

  4. Nr. 12

    Trashësia minimale e luleve të gomave të boshteve aktive të autobuzave është:

    1. A1,6 mm.
    2. B1.5 mm.
    3. C2 mm.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  5. Nr. 13

    Çfarë tregon ndezja e llambushkës së vajit në tablo të organeve të automjetit gjatë kohës që lëviz:

    1. ASe gjeneratori (dinamo ) nuk karikon baterinë.
    2. BSe lubrifikimi është normal.
    3. CSe presioni i vajit është i pamjaftueshëm.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  6. Nr. 14

    Çfarë duhet të kontrolloni në mënyrë periodike në mënyrë që të kufizoni konsumin e karburantit:

    1. ANivelin e lëngut ftohës të motorit.
    2. BThellësinë e tabanit të gomave.
    3. CPresionin e gomave.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  7. Nr. 17

    Nga shkaktohet mbingrohja e tamburove të rrotave:

    1. ANga funksionimi i keq i diferencialit.
    2. BNga presioni jo normal i gomave të rrotave.
    3. CNga funksionimi i keq i sustave të nofullave.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  8. Nr. 19

    Në sa kohë shoferi duhet të kontrollojë sasinë e vajit të motorit.

    1. APara se të niset për rrugë të gjatë.
    2. BÇdo ditë.
    3. CKur do të ndizet llambushka treguese e presionit të vajit.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  9. Nr. 20

    Kur motorinua nuk mundet të funksionojë, cili është shkaku i mundshëm për këtë:

    1. AËshtë këputur rripi i transmisionit.
    2. BKa ndërprerje të rrymës midis baterisë dhe motorinos.
    3. CNuk funksionon mirë shumëfishuesi.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  10. Nr. 23

    Kur motori i naftës (diesel) nxjerr në mënyrë të tepërt tym, çfarë duhet të bëni:

    1. ATë ndërroni vajin lubrifikues.
    2. BTë riparoni menjëherë motorin.
    3. CTë kontrolloni dhe të rregulloni pompën dhe injektorët e karburantit dhe të pastroni Filtrin e ajrit.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  11. Nr. 26

    Konstatoni se motori me naftë i autobuzit tuaj, ndërsa vihet në funksionim, ndalet pas disa xhirove. Cili është shkaku i mundshëm:

    1. AKompresioni i ulët i cilindrave.
    2. BBllokimi i sistemit të ushqyerjes me karburant.
    3. CSinkronizimi i keq i brendshëm i pompës derdhëse.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  12. Nr. 28

    Kur sistemi i ushqyerjes është i koordinuar mirë, ku dedikohet nxjerrja e tymit blu nga motori me naftë:

    1. ASe shoferi përdor shpejtësi të madhe.
    2. BSe motori nuk ka avanshin e duhur.
    3. CSe motori konsumon shumë vaj.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  13. Nr. 32

    Nëse gomat e automjetit tuaj kanë presion më të madh se ai normal ku do të paraqesin konsumim më të madh:

    1. ATek anët e tabanit.
    2. BTek mesi i tabanit.
    3. CVetëm në anën e brendshme të tabanit të gomave.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  14. Nr. 35

    Konstatoni se një nga depozitat e ajrit të sistemit të frenimit me ajër të komprimuar (frena ajri) është shpuar. Çfarë duhet të bëni:

    1. ATë kujdeseni për riparimin e tij me saldim.
    2. BTa izoloni nga qarku tjetër.
    3. CTë kujdeseni për zëvendësimin e tij të menjëhershëm.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  15. Nr. 37

    Konstatoni se tek gazrat e një motori me naftë ekziston tym i bardhë. Cili duhet të jetë shkaku më i mundshëm:

    1. ATë ketë hyrë ujë tek cilindrat.
    2. BTë jetë mbingrohur motori me naftë.
    3. CMund të ekzistojë konsum i madh vaji.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  16. Nr. 38

    Amortizatorët e prishur shkaktojnë:

    1. ALakim më të vogël të automjetit në brinjë gjatë kthesës.
    2. BSjellje jo normale të automjetit, veçanërisht tek kthesat.
    3. CMos funksionim të rregullt të motorit.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  17. Nr. 39

    Qëllimi i pompës kundra mpiksjes në një sistem frenimi me ajër të komprimuar është:

    1. ATë ruajë presionin e sistemit konstant.
    2. BTë ushqejë sistemin me ajër të komprimuar që të ruhen konstante vlerat maksimale dhe minimale të presionit.
    3. CTë kryejë spërkatjen me lëng kundra mpiksjes tek ajri i komprimuar që të mos ngrijnë pajisjet e ndryshme në temperaturat shumë të ulëta.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  18. Nr. 40

    Për sigurinë e qarkullimit është e vlefshme:

    1. ATë fryni gomat me presion më të vogël se ai që rekomandon fabrikuesi.
    2. BTë kontrolloni presionin e gomave para udhëtimit.
    3. CTë udhëtoni duke përdorur dritat e lëvizjes.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  19. Nr. 42

    Kontakti ( fërkimi) i gomave dhe i rrugës influencohet nga:

    1. ANumri i shtuar i xhirove të motorit.
    2. BTemperaturën e jashtme.
    3. CCilësinë dhe presionin e gomave.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  20. Nr. 43

    Çfarë do të ndodhë kur kthimi i spinotave të anëve të boshteve nuk është normal:

    1. ANuk do të kini drejtim konstant dhe riardhje në vend të timonit.
    2. BDo të kemi konsumim para kohe të sistemit të drejtimit.
    3. CNuk mundeni që të ktheni lehtë automjetin.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

Kapituj të tjerë