τεστ σήματα
Kapitulli 2 nga 9

Rregulla të përgjithshme të drejtimit të sigurt

28 pyetje zyrtare me përgjigjen e saktë, me renditjen e manualit.

  1. Nr. 1
    Fotografia e pyetjes 1

    Në këtë gjendje nëse zbrapsja është e domosdoshme:

    1. AAutovetura zbrapset.
    2. BKamioni i rëndë zbrapset.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  2. Nr. 2
    Fotografia e pyetjes 2

    Në këtë gjendje nëse një zbrapsje është e domosdoshme:

    1. AZbrapset kamioni.
    2. BAutomjeti i cili ka rimorkiuar shtëpinë me rrota, zbrapset.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  3. Nr. 3
    Fotografia e pyetjes 3

    Në cilët automjete ndalohet hyrja:

    1. ATek të gjithë automjetet kur rimorkiua që tërheqin ka peshë më të madhe se 5 ton.
    2. BTek të gjithë automjetet ku pesha e tyre është mbi 5 ton.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  4. Nr. 4
    Fotografia e pyetjes 4

    Lëvizni me kamion në rrugë automobilistike me tre korsi për secilin drejtim:

    1. ADrejtoni tek dy korsitë që janë afër anës së djathtë të rrugës automobilistike.
    2. BDrejtoni në cilëndo qoftë korsi për arsye të qarkullimit të dendur.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  5. Nr. 5
    Fotografia e pyetjes 5

    Si do të veproni në këtë rast :

    1. ADo të avanconi deri tek vija e ndërprerjes së ecjes, do të ndaleni dhe pasi të kontrolloni se nuk vijnë drejt jush me ecje vertikale mjete të tjera të të cilët duhet tu lëshoni përparësi kalimi do të përparoni.
    2. BDo të avanconi deri tek tabela STOP, do të ndaleni atje dhe do të lëshoni përparësi tek automjetet që lëvizin vertikalisht me drejtimin tuaj. Kur nuk shikoni të vijnë automjete të tjera do të përshkoni kryqëzimin.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  6. Nr. 7
    Fotografia e pyetjes 7

    Akulli:

    1. AZakonisht është shpërndarë uniformisht në rrugë.
    2. BFormohet kryesisht në rajone malore , tek urat dhe afër përrenjve të ujit.
    3. CFormohet kryesisht ditë me mjegull.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  7. Nr. 8
    Fotografia e pyetjes 8

    Në mal në kthesat e befasishme:

    1. ALëvizni në rrymë të qarkullimit tuaj sa më djathtas të jetë e mundur.
    2. BI bini gjithmonë borisë.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  8. Nr. 9

    Rruga automobilistike me drejtim të dyfishtë ndahet me dy vija të vazhdueshme të bardha. Lejohet kapërcimi i tyre:

    1. AJo, në asnjë rast.
    2. BPo, nëqoftëse kini pamje dhe kontrolloni drejtimin e kundërt.
    3. CPo, nëse automjeti që ecën para jush lëviz me shpejtësi shumë të vogël.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  9. Nr. 10

    Rruga automobilistike me drejtim të dyfishtë ndahet me një vijë të vazhdueshme të bardhë. Lejohet kapërcimi i saj:

    1. APo, nëqoftëse nuk shikoni të vijnë automjete nga drejtimi i kundërt.
    2. BJo, në asnjë rast.
    3. CPo, po të jetë se do të parakaloni automjetin tjetër i cili lëviz me shpejtësi më të vogël.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  10. Nr. 12

    Nga cilët faktorë varet kryesisht gjatësia e ndaljes së automjetit.

    1. ANga gjatësia dhe pesha e automjetit dhe presionin që ushtrohet tek pedali i frenave.
    2. BNga koha e reagimit të shoferit , gjendja e frenave, presionin mbi pedal të frenave , gjendja e gomave , sipërfaqja dhe gjendja e rrugës automobilistike ( e lagur e tj.).
    3. CNga koha e reagimit të shoferit dhe nga shpejtësia e erës.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  11. Nr. 14

    Për të kaluar në brinjë të një këmbësori jini i detyruar të lini një distancë të paktën:

    1. A0,50 m.
    2. B1 m.
    3. C1,5 m.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  12. Nr. 15

    Cili është detyrimi që kini kur konceptoni se shoferi i automjetit që ju ndjek ka si qëllim tju parakalojë:

    1. ATë vazhdoni ecjen tuaj tek pjesa e rrugës që lëvizni, qoftë edhe edhe sikur të ekzistojë vend i lirë të spostoheni drejt anës së djathtë të rrugës automobilistike.
    2. BTë shtoni shpejtësinë e automjetit tuaj.
    3. CTë sillni automjetin tuaj sa më shumë afër anës së djathtë të rrugës dhe nëse do të duhet të pakësoni shpejtësinë tuaj për tu bërë parakalimi me siguri.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  13. Nr. 16

    Në cilat nga rastet që vijojnë ndalohet parakalimi:

    1. APara ose mbi kalim hekurudhor të paruajtur pa gardhe të lëvizshme, përjashtohen rastet ku qarkullimi koordinohet nga semaforë ndriçues.
    2. BKur automjeti që ecën para jush do të kthehet djathtas.
    3. CTek rrugët me drejtim të dyfishtë me nga një korsi qarkullimi për secilin drejtim.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  14. Nr. 17

    Dikush ju parakalon dhe krijohen kushte për tu shkaktuar aksident me automjet i cili lëviz në anën e kundërt. Do të duhet të:

    1. ANgadalësoni shpejtësinë në mënyrë që automjeti që ju parakalon të vijë para jush.
    2. BTë shtoni shpejtësinë në mënyrë që automjeti që ju parakalon të lëvizë mbas jush.
    3. CTë shtoni shpejtësinë e ti bini borisë për të paralajmëruar shoferët e tjerë.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  15. Nr. 21

    Nëse konceptoni se një automjet nga drejtimi i kundërt vjen mbi ju për shkak defekti ose për për arsye tjetër, si do të reagoni:

    1. ADo të vazhdoni të ecni përpara.
    2. BDo të përpiqeni të lëvizni sa më shumë të jetë e mundur nga e djathta për të dalë nga orbita e automjetit duke i rënë borisë vazhdimisht dhe duke ndezur e fikur dritat tuaja.
    3. CDo ti bini borisë duke ndezur e fikur dritat tuaja.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  16. Nr. 24

    Gjysma e rrugës automobilistike është e mbyllur për arsye të një kantieri pune. Në këtë kantier arrijnë njëkohësisht dy automjete nga të dy drejtimet e kundërta. Cili automjet duhet të presë:

    1. AAutomjeti më i vogël.
    2. BAutomjeti më i gjerë.
    3. CAutomjeti i cili lëviz në korsinë që gjendet pengesa.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  17. Nr. 26

    Automjet i cili lëviz ngadalë, ndiqet nga shumë automjete të cilët për arsye të gjendjes së qarkullimit nuk mund të parakalojnë. Çfarë duhet të bëjë shoferi i automjetit që ecën ngadalë:

    1. ADuhet të ruajë shpejtësinë e tij.
    2. BDuhet në një pozitë më të mirë të pakësojë shpejtësinë e tij , po qe nevoja të presë në mënyrë që automjetet që vijnë pas ta parakalojnë.
    3. CDuhet të kthehet tek kthesa e ardhshme.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  18. Nr. 27

    Gjatë ecjes tuaj konstatoni se kini humbur kontrollin e automjetit tuaj pasi në asfalt ka vajra. Si do të veproni:

    1. ADo të ngadalësoni duke përdorur frenat.
    2. BDo të lini pedalin e gazit dhe do të vini shpejtësi më të ulët.
    3. CDo të shkelni pedalin e gazit dhe do të korrigjoni drejtimin me manovrimin e timonit.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  19. Nr. 28

    Kur afroheni pranë një kthese, çfarë duhet të bëni që të mos rrëshqasë ose të përmbyset automjeti juaj:

    1. ATë shkelni levën e frenit kur jini mbi kthesë.
    2. BTë vazhdoni me shpejtësinë që arrini në kthesë.
    3. CTë ngadalësoni automjetin para se të arrini në kthesë.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  20. Nr. 29

    Kur lejohet të bëni mbrapa me automjetin tuaj:

    1. APranë një shtylle elektrike.
    2. BKur nuk është e mundur lëvizja me drejtim para ose bëhet manovrim parkimi.
    3. CNga një rrugë qendrore në një rrugë të vogël.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  21. Nr. 30

    Doni të ktheheni majtas. Cila është radha e veprimeve që duhet të kryeni:

    1. AVini në funksion treguesin e ndryshimit të drejtimit të ecjes, vendoseni në pozicion të drejtë, vëzhgoni qarkullimin që vijon pas jush.
    2. BVëzhgoni qarkullimin që vjen pas jush, vini në funksion treguesin e ndryshimit të drejtimit, vendoseni në pozicion të drejtë.
    3. CViheni në pozicionin e duhur në rrugë, vini në funksion treguesin e ndryshimit të drejtimit dhe vëzhgoni qarkullimin që vijon pas jush.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  22. Nr. 34

    Sa herë që parakaloni një automjet natën dhe lejohet të ndizni dritat e ecjes e bëni këtë:

    1. APak para se të spostoheni nga e majta.
    2. BKur jini në të majtë dhe para se të arrini tek automjeti.
    3. CKur jini afër tij.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  23. Nr. 35

    Kur drejtoni në rrugë të ngrira , distanca normale që kërkohet për të ndalur në rast nevoje në krahasim me atë që kërkohet në rrugë të thatë është e mundur të shtohet:

    1. ADy (2 ) herë.
    2. BPesë (5) herë.
    3. CDhjetë (10) herë.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  24. Nr. 36

    Çfarë duhet të dini lidhur me gjendjen e rrugës kur fillon të bjerë shi dhe veçanërisht mbas një periudhe të madhe thatësire:

    1. AShtresa rrëshqitëse e llucës në fillim të shiut nuk është e rrezikshme.
    2. BShtresa rrëshqitëse e llucës në fillim të shiut, është e rrezikshme.
    3. CShtresa rrëshqitëse e llucës nuk ndikon tek fërkimi i gomave.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  25. Nr. 39

    Si mundeni në një tatëpjetë të madhe të menjëhershme të shfrytëzoni me mënyrën më të mirë ndikimin e frenimit të motorit:

    1. ATë zgjedhni në kohë marsh më të madh në kamio.
    2. BTë zgjedhni në kohë marsh më të vogël në kamio.
    3. CTë vendosni menjëherë levën e marshave në pozicion të vdekur.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  26. Nr. 41

    Kur drejtoni automjetin në një tatëpjetë të gjatë shumë të lakuar , do të duhet të kontrolloni shpejtësinë e automjetit tuaj:

    1. ADuke përdorur në të gjithë gjatësinë pedalin e frenave.
    2. BDuke zgjedhur pa filluar tatëpjeta marsh shpejtësie më të vogël, duke përdorur me intervale pedalin e frenave.
    3. CDuke përdorur pedalin e frenave të këmbës dhe duke zgjedhur shpejtësi më të vogël duke u afruar në fund të tatëpjetës.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  27. Nr. 43

    Cila mënyrë drejtimi e automjetit është në mënyrë të veçantë ekonomike dhe kontribuon në mbrojtje të ambientit.

    1. ANdërrim në kohë i marsheve tek skatola e kamios së shpejtësive, duke vënë marshin më të madh.
    2. BDrejtim duke harxhuar numrin e xhirove për çdo ndërrim marshi.
    3. CNgritje në kohë të shpejtësisë me të filluar e përpjeta.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  28. Nr. 44

    Cilat janë premisat për një drejtim ekonomik të automjetit dhe për pakësimin e nxjerrjes gazrave të karburantit:

    1. ANjë motor i cili është i mirëmbajtur dhe i rregulluar drejtë.
    2. BNisje e shpejtë dhe rritje e fortë e shpejtësisë.
    3. CPresion i gomave të rrotave më i vogël se ai normal.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

Kapituj të tjerë