τεστ σήματα
Pa kohë

Ushtrim për autobus

Çdo ushtrim zgjedh pyetje të reja nga të gjithë kapitujt. Përgjigjen e saktë e shihni menjëherë.

10 pyetje, pa kohë

Çdo përgjigje llogaritet në përsëritjen tuaj.

Testet kërkojnë JavaScript. Më poshtë shihni disa pyetje me përgjigjet e tyre.

Shembuj pyetjesh

Pyetje zyrtare me përgjigjen e saktë.

  1. Nr. 1Sinjalistika dhe sinjalizimi
    Fotografia e pyetjes 1

    Cila është rëndësia e kësaj tabele rrugore:

    1. AKalim ekskluziv i autobuzëve dhe i trolejbuzëve.
    2. BFund i kalimit ekskluziv të autobuzëve dhe të trolejbuzëve.
    3. CNdalohet kalimi i autobuzëve dhe të trolejbuzëve.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  2. Nr. 19Sinjalistika dhe sinjalizimi
    Fotografia e pyetjes 19

    Cila është rëndësia e kësaj tabele rrugore:

    1. ADrejtim dalje nga rruga automobilistike.
    2. BDrejtim hyrje tek rruga automobilistike.
    3. CLajmërim se afroheni pranë nyjes rrugore të paniveluar.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  3. Nr. 6Peshat dhe përmasat

    Pesha maksimale bruto e një autobuzi me dy akse ( boshte) i cili kryen transporte internacionale është:

    1. A16.000 kg.
    2. B19.000 kg.
    3. C20.000 kg.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  4. Nr. 6Drejtimi dhe qarkullimi

    Për të evituar zhurmat bezdisëse gjatë qarkullimit duhet midis të tjerave:

    1. ATë evitoni frenimet e befasishme, nëse këto nuk janë të domosdoshme.
    2. BTë përdorni borinë si paralajmërim vetëm në rastin e pritjes së gjatë.
    3. CTë përdorni borinë për të lajmëruar një shofer tjetër nëse ai bëri gabim në dëm tuaj.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  5. Nr. 2Kufijtë e shpejtësisë

    Nëse një autobuz urban ose interurban transporton pasagjerë në këmbë, cili është kufiri maksimal i shpejtësisë së lejuar:

    1. A50 km/h.
    2. B60 km/h.
    3. C70 km/h.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  6. Nr. 17Mekanika e autobusëve

    Në matësin e xhirove të disa autobusëve ka shkallëzime me ngjyrë të verdhë, jeshile dhe të kuqe. Në cilin shkallëzim ndodhet treguesi kur keni konsum të tepërt karburanti në raport me fuqinë që jep motori:

    1. ANë shkallëzimin e verdhë.
    2. BNë shkallëzimin jeshil.
    3. CNë shkallëzimin e kuq.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë. Ministria nuk jep përkthim shqip për të, ndaj e përkthyem ne.

  7. Nr. 47Mekanika e autobusëve

    Lubrifikimi i sipërfaqeve të fërkuara të motorëve të automjeteve të sotme bëhet:

    1. AMe spërkatje të vajrave.
    2. BMe qarkullim të detyrueshëm të vajit.
    3. CMe sistem të përbërë.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  8. Nr. 1Mirëmbajtja dhe riparimi

    Konstatohet temperaturë e ulët në motor të automjetit. Cili është shkaku i mundshëm:

    1. ADefekti i termostatit.
    2. BNdërprerja e rrymës tek ventilatori.
    3. CKapaciteti i vogël i radiatorit.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  9. Nr. 42Mirëmbajtja dhe riparimi

    Kontakti ( fërkimi) i gomave dhe i rrugës influencohet nga:

    1. ANumri i shtuar i xhirove të motorit.
    2. BTemperaturën e jashtme.
    3. CCilësinë dhe presionin e gomave.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  10. Nr. 2Rregullat administrative

    Duke qenë se autobuzët kur janë të parkuara brenda rajoneve të banuara, dalin jashtë nga automjetet e tjera dhe pengojnë pamjen e këmbësorëve, duhet të evitohet parkimi në rrugët:

    1. APo.
    2. BJo.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.