τεστ σήματα
Kapitulli 6 nga 25

Pozicioni në karrexhatë

22 pyetje zyrtare me përgjigjen e saktë, me renditjen e manualit.

  1. Nr. 1
    Fotografia e pyetjes 1

    Cilat nga vijat e shënuara duhet të ndjekë drejtuesi i motoçikletës për tu kthyer majtas nga rruga e drejtimit të dyfishtë:

    1. AVijën 1.
    2. BVijën 2.
    3. CCilëndo nga të dy vijat.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  2. Nr. 2
    Fotografia e pyetjes 2

    Në qarkullimin normal kur korsitë kufizohen me vija të ndërprera:

    1. ALëvizni tërësisht në anën e djathtë të korsisë.
    2. BDrejtoni ( shoferoni) brenda kufijve të korsisë dhe sa më shumë të jetë e mundur në brendësi të saj.
    3. CLëvizni me automjetin tuaj në anën e majtë të korsisë.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  3. Nr. 3
    Fotografia e pyetjes 3

    Për tu kthyer majtas në një kryqëzim të një rruge me drejtim të dyfishtë:

    1. ALëvizni drejt boshtit të rrugës që do të braktisni.
    2. BMbeteni plotësisht drejt anës së djathtë të rrugës.
    3. CLëvizni në anën e majtë të rrugës.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  4. Nr. 4
    Fotografia e pyetjes 4

    Në ecje normale në rrugë automobilistike me tre korsi qarkullimi për çdo drejtim, pavarësisht nga shpejtësia juaj, shoferoni drejt nëse lëvizni:

    1. ANë korsinë e mesme.
    2. BNë korsinë e djathtë.
    3. CNë korsinë e majtë.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  5. Nr. 5
    Fotografia e pyetjes 5

    Automjeti ka ndalur në një pozicion të drejtë në rrugë dhe përse:

    1. AJo, pasi duhej të afrohej më afër semaforit me fenerët ndriçues.
    2. BPo, pasi ka qëndruar para vijës së veçantë prerëse të kalimit të këmbësorëve.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  6. Nr. 7
    Fotografia e pyetjes 7

    Në një rrugë automobilistike ose në një rrugë të qarkullimit të shpejtë me tre korsi për çdo drejtim rimorkioni një shtëpi me rrota:

    1. AMund të përdorni korsinë e majtë për të parakaluar.
    2. BNuk mund të përdorni korsinë e majtë për të parakaluar.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  7. Nr. 8
    Fotografia e pyetjes 8

    Në këtë rast mundeni ende të ktheheni majtas:

    1. APO.
    2. BJO.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  8. Nr. 10
    Fotografia e pyetjes 10

    Në këtë rast të dy automjetet që presin, do të kthehen majtas, duke pasur secili automjetin tjetër në krahun e tij të djathtë:

    1. APO.
    2. BJO.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  9. Nr. 12
    Fotografia e pyetjes 12

    Në fotografi jini duke drejtuar automjetin tuaj në një rrugë automobilistike me tre korsi dhe lëvizni me kufirin maksimal të lejuar të shpejtësisë:

    1. AU lëshoni korsinë e djathtë kamionëve me ngarkesë të rëndë.
    2. BParakaloni kamionin dhe riktheheni tek korsia e djathtë.
    3. CLëvizni tek korsia e majtë për të penguar të tjerët që duan të ecin me shpejtësi mbi kufirin maksimal të lejuar të shpejtësisë.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  10. Nr. 14
    Fotografia e pyetjes 14

    Automjeti ka qëndruar në pozicion normal dhe përse:

    1. AJo, sepse nuk ndaloi para vijës së veçantë të ndërprerjes së ecjes tek kalimi i këmbësorëve.
    2. BPo, ndaloi në pikë mbi kalimin me qëllim që, shoferi të kontrollojë nëse vijnë automjete nga krahu i djathtë.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  11. Nr. 15

    Si duhet të veproni me qëllim që të ndërroni korsi qarkullimi:

    1. ATë kontrolloni pasqyrat dhe të bëni me kohë të njohur tek të tjerët që ju pasojnë qëllimin tuaj duke përdorur treguesit e drejtimit.
    2. BTë përdorni treguesit e drejtimit vetëm kur automjeti pasues ndodhet pranë jush.
    3. CAsgjë, përderisa automjeti që vjen pas jush ndodhet në një distancë mjaft të largët nga ai i juaj.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  12. Nr. 16

    Kur në rrugë me drejtim të dyfishtë doni të ktheheni majtas cilin vend do të zini mbi asfalt:

    1. APranë boshtit të rrugës d.m.th. pranë vijës që ndan dy drejtimet e qarkullimit.
    2. BMbi vijën që ndan dy drejtimet e qarkullimit.
    3. CNë anën e majtë të rrugës.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  13. Nr. 17

    Kur rruga e drejtimit të dyfishtë e cila disponon dy korsi qarkullimi për çdo drejtim, është krejtësisht e lirë, në cilën korsi mbi këtë rrugë lejohet të lëvizni:

    1. ANë korsinë e djathtë të qarkullimit.
    2. BNë cilëndo nga dy korsitë e drejtimit të djathtë të qarkullimit.
    3. CNë korsinë e majtë të qarkullimit.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  14. Nr. 18

    Nëse në një rrugë automobilistike me drejtim të dyfishtë drejtimet e qarkullimit ndahen nëpërmjet dy vijave të bardha të vazhdueshme, lejohet kapërcimi i tyre:

    1. AJo, në asnjë rast.
    2. BPo, nëse keni sheshpamje dhe kontrolloni drejtimin e kundërt.
    3. CPo, nëse automjeti para jush ecën me shpejtësi shumë të vogël.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  15. Nr. 19

    Në cilin rast lejohet të kaloni kundër rrymës së qarkullimit në rrugë me një drejtim:

    1. AKur kjo rrugë është krejtësisht e lirë.
    2. BKur me automjetin tuaj transportoni person që ka nevojë për ndihmë urgjente.
    3. CNë asnjë rast.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  16. Nr. 20

    Në një rrugë me qarkullim të dendur kini zënë vend për tu kthyer majtas. Mbi kryqëzim konstatoni se duhet të ishit kthyer djathtas. Si duhet të veproni:

    1. AQëndroni dhe përpiqeni me manovra me ecje prapa të vendoseni drejtë në rrugë.
    2. BKtheheni majtas.
    3. CParalajmëroni pjesëmarrësit e tjerë në qarkullim me mjetet kumbuese që kini dhe ndizni sinjalin (flashin) e djathtë dhe pastaj ktheheni djathtas.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  17. Nr. 22

    Nëse në një rrugë me dy drejtime, drejtimet e qarkullimit i ndan një vijë e bardhë e vazhdueshme, lejohet kalimi mbi të:

    1. APo, nëse nuk shihni se vjen automjet nga drejtimi i kundërt.
    2. BJo, në asnjë mënyrë.
    3. CPo, nëse është për të parakaluar automjet tjetër i cili lëviz me shpejtësi më të vogël.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  18. Nr. 23

    Kur ndaloni tek feneri me dritë të kuqe, cili është vendi normal që ju duhet të zini:

    1. ATek semafori pikërisht.
    2. BPara semaforit dhe pjesa e përparme të mos kalojë fare vijën e ndërprerjes së lëvizjes para kalimit të këmbësorëve.
    3. CNë cilindo pozicion para kryqëzimit.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  19. Nr. 24

    Në cilin rast munden të lëvizin automjetet mbi vijat që ndajnë korsitë e qarkullimit të rrugës automobilistike:

    1. AKur lejohet qarkullimi në rreshta paralele.
    2. BKur vijat janë me ndërprerje.
    3. CNë asnjë rast.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  20. Nr. 25

    Në cilat rrugë të rajoneve të banuara lejohet qarkullimi i automjeteve në rreshta paralele:

    1. AVetëm në rrugë me një drejtim.
    2. BNë rrugë me dendësi të madhe qarkullimi.
    3. CNë rrugë me drejtim të dyfishtë me dy korsi qarkullimi të paktën për çdo drejtim dhe në rrugë teke (një drejtim) me dy korsi qarkullimi të paktën.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  21. Nr. 27

    Afroheni pranë një kryqëzimi ku rruga automobilistike është e vijëzuar me shigjeta dhe vija që lejojnë ecjen vetëm drejt, ndërsa ju doni të ktheheni djathtas. Si duhet të veproni:

    1. AEcni drejt përpara.
    2. BKtheheni djathtas.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  22. Nr. 28

    Kur ndodheni në rrugë teke (një drejtimi) me tre korsi qarkullimi dhe kini për qëllim të ktheni majtas, cilën nga korsitë do të merrni:

    1. ATë mesmen.
    2. BTë majtën.
    3. CTë djathtën.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

Kapituj të tjerë