τεστ σήματα
Kapitulli 2 nga 25

Ulja në vendin e drejtuesit

9 pyetje zyrtare me përgjigjen e saktë, me renditjen e manualit.

  1. Nr. 2
    Fotografia e pyetjes 2

    Këndi i vdekur është një vend:

    1. AI padukshëm nga vendi i shoferit nëpërmjet pasqyrave.
    2. BI dukshëm duke parë nga pasqyrat.
    3. CI padukshëm me shikim të vëngërt sipër nga shpatullat.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  2. Nr. 3
    Fotografia e pyetjes 3

    Për tu vendosur normalisht në vendin e shoferit:

    1. ADuhet të mundeni të mbështesni kyçet e duarve tuaja në anën e sipërme të timonit dhe të kini mundësinë të shkelni deri në fund friksionin ( debrajazhin).
    2. BDuhet të mundeni të mbështesni duart tuaja tek tabloja e kontrollit.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  3. Nr. 5
    Fotografia e pyetjes 5

    Një send voluminoz nuk lejohet të dalë nga pjesa e pasme më shumë se 30% e gjatësisë së automjetit pa leje të posaçme:

    1. APO
    2. BJO

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë. Ministria nuk jep përkthim shqip për të, ndaj e përkthyem ne.

  4. Nr. 10

    Për të hypur tek automjeti juaj:

    1. AKtheni shpatullat tuaja tek qarkullimi i drejtimit tuaj.
    2. BGjendeni me fytyrë për në drejtim të qarkullimit tuaj.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  5. Nr. 11

    Nëse ndërroni korsi, për të kontrolluar mirë prapa:

    1. AJu mjaftojnë pasqyrat.
    2. BShikoni vetëm pasqyrën e jashtme.
    3. CKontrolloni me anë të pasqyrave dhe ktheni kokën vetëm atje që do të hyni.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  6. Nr. 12

    Gominat e pastruesve të xhamave zëvendësohen:

    1. ASa herë janë ngrënë dhe të paktën një herë në vit dhe preferohet gjithmonë para se të vijë dimri.
    2. BGjatë verës.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  7. Nr. 13

    Për sigurinë e fëmijës tuaj, mund të përdorni në raport me lartësinë, peshën dhe moshën e tij:

    1. AModelet e aprovuara të ndenjësve për fëmijë tek automjetet.
    2. BRrjetën midis ndenjësve të përparme.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  8. Nr. 20

    Drejtoni autoveturën tuaj pak më shpejt se shpejtësia e hapit. Rripat e sigurimit duhen të lidhen:

    1. AJo në rrugë brenda rajonit të banuar.
    2. BPo, në çdo udhëtim.
    3. CVetëm në itineraret tek rrugët automobilistike të qarkullimit të shpejtë.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  9. Nr. 22

    Një autoveturë është e pajisur me rripa sigurimi për të gjitha ndenjëset. Cilët persona duhet ti vënë:

    1. AShoferi dhe pasagjerët e ndenjësve të përparme.
    2. BVetëm shoferi.
    3. CShoferi dhe të gjithë pasagjerët.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

Kapituj të tjerë