τεστ σήματα
Kapitulli 21 nga 25

Mirëmbajtja dhe riparimi

56 pyetje zyrtare me përgjigjen e saktë, me renditjen e manualit.

  1. Nr. 21

    Nuk mundeni të vendosni tek automjeti juaj:

    1. AGoma të prodhimit të ndryshëm tek i njëjti bosht.
    2. BGoma të të njëjtit prodhim në rrotat.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  2. Nr. 22

    Nuk rekomandohet të vendosni në automjetin tuaj:

    1. AGoma të të njëjtit prodhim në të gjitha rrotat.
    2. BGoma (Radial) para dhe në mënyrë kryqëzuese prapa.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  3. Nr. 23

    Përsa i përket nivelit të lubrifikantit në kutinë e shpejtësive:

    1. AE kontrolloni mbas çdo 10.000 Km.
    2. BMerret mekaniku me shërbimet mirëmbajtëse të parashikuara në Oficinë.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  4. Nr. 24

    Balancimi dhe nivelimi i rrotave janë procese pune të cilat mund ti kryejë vetë shoferi:

    1. APO.
    2. BJO.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  5. Nr. 25

    Lulet e gomave shërbejnë:

    1. APër të larguar ujin nga karrexhata.
    2. BPër të zbukuruar automjetin.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë. Ministria nuk jep përkthim shqip për të, ndaj e përkthyem ne.

  6. Nr. 26

    Një llambë ka afat të pakufizuar ekzistence.

    1. APO.
    2. BJO.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  7. Nr. 27

    Një drejtpeshim i keq:

    1. AShkakton lëkundje në timon dhe konsumon më shpejt gomat e automjetit.
    2. BDevijon automjetin nga drejtimi i tij.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  8. Nr. 28

    Drejtvijëzimi i keq i rrotave shkakton:

    1. ADevijim i ecjes dhe konsumim i tabanit të gomave.
    2. BLëkundje (vibracione) të fuqishme.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  9. Nr. 29

    Cili është shkaku i vështirësisë së përdorimit të timonit kur automjeti është në lëvizje:

    1. APër arsye të mungesës së drejtpeshimit të rrotave të përparme.
    2. BPresioni i ulët i ajrit të gomave.
    3. CNë shtrembërim të diskut të rrotës.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  10. Nr. 31

    Gomat e të njëjtit aks (bosht) duhet të kenë të njëjtin presion ajri:

    1. APo patjetër duhet të kenë të njëjtin presion.
    2. BJo nuk është e domosdoshme të kenë të njëjtin presion.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  11. Nr. 32

    Në cilën arsye mund të dedikohet lëkundja (shoshitja) e timonit në shpejtësi të madhe:

    1. ANga mungesa e drejtpeshimit të rrotave të përparme.
    2. BNë humbje të presionit të ajrit të rrotave.
    3. CKur ka mbingarkesë.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  12. Nr. 34

    Nëse motori është mbingrohur për arsye të mungesës së lëngut ftohës. Si duhet të veproni:

    1. ADo të vazhdoni ecjen deri në oficinën e afërme.
    2. BDo të hapni me kujdes enën e mbushjes me lëng ftohës të radiatorit dhe to të plotësoni me lëng ftohës ndërsa motori është në funksion.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  13. Nr. 35

    Kur ndezësi (motorinua) nuk niset, cili mund jetë shkaku i mundshëm:

    1. AGjendja e keqe e akumulatorit.
    2. BKonsumimi i kandelave ( buzhi).
    3. CNuk punon shumëfishuesi.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  14. Nr. 36

    Çfarë dëmi mund të shkaktojë një termostat i cili mbetet i mbyllur për arsye të dëmtimit:

    1. AKonsumim (ngrënie) të pompës së ujit.
    2. BNgritje të rrezikshme të temperaturës së motorit.
    3. CFtohje të befasishme të motorit.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  15. Nr. 37

    Në çfarë kohë dhe sa herë duhet të kontrolloni presionin e ajrit të gomave të automjetit tuaj:

    1. AÇdo ditë.
    2. BÇdo javë.
    3. CÇdo muaj.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  16. Nr. 38

    Në rast se hiqet katalizatori i automjetit, çfarë ndodh:

    1. AAsgjë.
    2. BRritet ndjeshëm fuqia e motorit.
    3. CAutomjeti lëshon gaze shkarkimi të dëmshme për shëndetin.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë. Ministria nuk jep përkthim shqip për të, ndaj e përkthyem ne.

  17. Nr. 39

    Cila është pasoja e një filtri ajri të papastërt:

    1. AMotori paraqet ndërprerje të funksionit të tij.
    2. BMotori fillon të punojë me vështirësi.
    3. CKonsumimi i lëndëve djegëse është më i madh.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  18. Nr. 40

    Kur lejohet të qarkulloni në rrugët publike me një mjet të mekanizuar:

    1. AKur kini në zotërimin tuaj lejen e qarkullimit të automjetit.
    2. BKur automjeti nuk plotëson kushtet e siguracionit të qarkullimit.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  19. Nr. 41

    Ku dedikohet tymi me ngjyrë blu i cili del nga skapamentua i automjetit që djeg benzinë:

    1. ASe nuk funksionon mirë sistemi ftohës i motorit.
    2. BNë defekt të sistemit elektrik.
    3. CNë djegie të vajit lubrifikues të motorit.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  20. Nr. 42

    Kur miza (motolinua) nuk ndizet cili nga shkaqet që pasojnë është më i mundshëm:

    1. AËshtë prerë rripi i transmisionit.
    2. BKa ndërprerje të rrymës elektrike midis akumulatorit (baterisë) dhe mizës (motorinos).
    3. CNuk funksionon shumëfishuesi (Multiplitori).

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  21. Nr. 44

    Cila është pasoja e zakonshme kur nuk punon mirë ventilatori:

    1. AMbingrohja e motorit.
    2. BZhurmë shumë e madhe e motorit.
    3. CDëmtim i pompës së ujit.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  22. Nr. 45

    Në cilat rrota të automjetit duhet të preferoni të përdorni gomat e reja:

    1. ANë dy rrotat e parme.
    2. BNë dy rrotat e pasme.
    3. CNë një rrotë të parme dhe në një rrotë të pasme diagonalisht.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  23. Nr. 46

    Cilën pasojë, ka kryesisht lirimi i rripit të transmisionit të pompës së ujit ftohës:

    1. AMbingrohjen e motorit.
    2. BZhurmë shumë e madhe e motorit.
    3. CPrishje e pompës së ujit.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  24. Nr. 47

    Në rast bllokimi të starterit (motorinos), si riparohet defekti:

    1. ADuke e çmontuar.
    2. BDuke vendosur një marsh të lartë në kutinë e shpejtësive (të 3-tin ose të 4-tin) dhe duke e lëvizur me forcë (duke e shtyrë) automjetin përpara dhe prapa.
    3. CDuke ndërruar akumulatorin.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë. Ministria nuk jep përkthim shqip për të, ndaj e përkthyem ne.

  25. Nr. 48

    Si do të konceptoni se skapamentua e automjetit tuaj duhet të zëvendësohet:

    1. ANga konsumimi i tepërt i karburantit.
    2. BNga zhurma shumë e madhe.
    3. CNga ngjyra e gazrave që shkarkohen nga skapamentua.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  26. Nr. 50

    Çfarë është shumëfishuesi:

    1. ANjë pajisje që transformon tensionin e rrymës nga i ulët në të lartë.
    2. BNjë pajisje që shpërndan rrymën e tensionit të lartë tek centilet e kandelës (buzhisë).
    3. CNjë pajisje e cila mbyt zhurmat.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  27. Nr. 51

    Ku përdoret friksioni:

    1. APër tu arritur ngadalësimi me efikasitet automjetit.
    2. BPër të ulur zhurmën e motorit.
    3. CPër të shkëputur ose për të rilidhur motorin me pjesët e tjera të sistemit të transmisionit të lëvizjes.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  28. Nr. 52

    Kur dëmtohet bateria ( akumulatori):

    1. AKur mbetet i papërdorur për shumë kohë.
    2. BKur përdorni(për mbushje) lëngun e posaçëm.
    3. CKur lëngu mbulon plotësisht pllakat e baterisë.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  29. Nr. 53

    Në rastin ku digjet një siguresë e zëvendësoni.

    1. AMe të njëjtën siguresë të cilën e lidhni qark me një tel.
    2. BMe siguresë të re të të njëjtit intensitet rryme.
    3. CMe siguresë të re me intensitet rryme më të madh.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  30. Nr. 54

    Si do të verifikoni nëse funksionojnë rripat automatike të sigurimit:

    1. ADuke i tërhequr menjëherë me forcë.
    2. BMbasi automjeti të këtë marrë shpejtësi të madhe shkelni frenat me forcë.
    3. CRripat automatike të sigurimit nuk kanë nevojë për tu kontrolluar.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  31. Nr. 55

    Nëqoftëse konstatoni se nuk ndizet llamba e njërit prej prozhektorëve të dritave të automjetit tuaj, më parë duhet të kontrolloni:

    1. AAkumulatorin (Baterinë).
    2. BLlambën.
    3. CGjeneratorin.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  32. Nr. 57

    Për çfarë qëllimi përdoren frenat e (parkimit) të dorës:

    1. APër moslëvizjen e automjetit në rast parkimi dhe si fren ndihmës në çdo rast ku mund të kërkohet.
    2. BPër ndalimin, frenimin e mjetit.
    3. CPër nisjen në tatëpjetë.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  33. Nr. 58

    Si e kuptoni kryesisht se nuk punon ventilatori:

    1. ANga treguesit e temperaturës.
    2. BNga treguesit e manometrit ose të llambës treguese të presionit të vajit lubrifikues.
    3. CNga zhurma e motorit.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  34. Nr. 59

    Cili është objekti (qëllimi) i Termostatit:

    1. ATë sigurojë kur është i hapur qarkullimin e shpejtë të ujit.
    2. BTë ruajë temperaturën e motorit kur kjo kalon kufirin e duhur.
    3. CTë ndalojë qarkullimin e ujit kur ky është ngrohur shumë.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  35. Nr. 60

    Çfarë duhet të bëni kur ndizet llamba e presionit të vajit të motorit kur ky është në lëvizje:

    1. ATë ndërroni vajin e motorit.
    2. BTë kontrolloni sasinë e vajit dhe ta plotësoni nëse duhet.
    3. CTë zëvendësoni rripin e boshtit (aksit) të valvolave.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  36. Nr. 61

    Çfarë duhet të kenë gomat e aksit të njëjtë:

    1. ATë kenë formë të ndryshme të shuallit (të tabanit) por të njëjtën gradë amortizimi.
    2. BTë kenë gradë amortizimi të ndryshme mjafton të kenë njësoj formën e shuallit.
    3. CTë kenë të njëjtën formë shualli dhe të njëjtën gradë amortizimi.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  37. Nr. 62

    Gjatë lëvizjes së automjetit, vërehet se ky devijon nga drejtimi në njërën anë. Cili është shkaku i mundshëm:

    1. ANdryshim i madh i konsumimit të gomave të përparme të automjetit.
    2. BNdryshim të madh të presionit të ajrit të gomave të përparme të automjetit.
    3. CNgarkim i njëanshëm i automjetit.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  38. Nr. 63

    Konstatoni se një gomë e automjetit tuaj ka humbur ajër dhe duhet të zëvendësoni rrotën me gomën rezervë. Si i lironi bullonat me të cilat është shtrënguar e mbahet rrota:

    1. ANgrini automjetin me krikon dhe lironi bullonat me çelësin special ndërsa rrota qëndron pezull në ajër.
    2. BLironi bullonat me çelësin special ndërsa rrota mbështetet në tokë.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  39. Nr. 64

    Çfarë lloji gomash duhet të vendosni tek automjeti juaj:

    1. AAto që ju propozon mekaniku i riparimit.
    2. BAto që ju mendoni se i shkojnë më shumë automjetit tuaj.
    3. CAto që ju rekomandon konstruktori i automjetit.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  40. Nr. 66

    Nëse në një qark elektrik ( p.sh. të dritave) të automjetit tuaj , është djegur siguresa çfarë duhet të bëni:

    1. ATa zëvendësoni me siguresë të re me Amper më të vogël.
    2. BTa zëvendësoni me siguresë të re me tregues më të madh Amperi.
    3. CTa zëvendësoni me siguresë të re me tregues Amperi të njëjtë.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  41. Nr. 67

    Kur në një automjet ka mungesë lëngu ftohës në radiator ose është i prerë apo i liruar rripi i ventilatorit ose ka mungesë vaji në motor, cili është treguesi që duhet të vëreni në organet e automjetit:

    1. ATemperaturë normale.
    2. BTemperaturë e lartë.
    3. CTemperaturë e ulët.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  42. Nr. 68

    Kryesisht gjatë periudhës së dimrit, për të shmangur plasaritjen e motorit, çfarë lëngu ftohës duhet ti hidhni radiatorit të motorit:

    1. AUjë të distiluar.
    2. BLëng kundra piksjes.
    3. CUjë nga çesmja.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  43. Nr. 69

    Kur nga treguesit e organeve konstatoni mbinxehje të motorit , cilët nga shkaqet që vijojnë më poshtë janë të mundshme:

    1. AMungesë lëngu ftohës.
    2. BPërdorim të ekzagjeruar të sistemit të ngrohjes (kaloriferët).
    3. CFunksionim i keq i kondicionerit.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  44. Nr. 70

    Kur motori i një automjeti paraqet ndërprerje gjatë punës së tij dhe kjo ndërprerje nuk vjen nga mungesa e benzinës, cili nga shkaqet që vijojnë më poshtë është më i mundur:

    1. AFunksionim i keq i qarkut elektrik të automjetit.
    2. BËshtë e prishur bateria ( akumulatori).
    3. CËshtë nxehur shumë motori.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  45. Nr. 71

    Në rastin se do të konstatoni se leva e frenave të këmbës paraqet elasticitet të madh, cilat nga shkaqet e mëposhtme janë më të mundshmet:

    1. ASe ka rrjedhje të lëngut të frenave ose ulje të madhe të nivelit të lëngut të frenave.
    2. BJanë lagur sipërfaqet e fërkimit (të ferotave).
    3. CJanë shkatërruar sipërfaqet e fërkimit(ferotat).

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  46. Nr. 72

    Përse duhet të kontrolloni rregullisht sasinë e nivelit të vajit të motorit.

    1. APër të mos humbur garancinë e automjetit.
    2. BPër të kontrolluar nëse duhet ndërruar vaji.
    3. CNëse ka rrjedhje ose djegie të ekzagjeruar të vajit nga motori.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  47. Nr. 74

    Në sa kohë duhet të bëhet kontrolli periodik teknik i autoveturës së përdorimit privat:

    1. AÇdo katër vjet.
    2. BÇdo dy vjet
    3. CÇdo vit.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  48. Nr. 75

    Kur jini duke drejtuar automjetin, konstatoni befasisht se disa nga dritat e automjetit tuaj nuk ndizen, çfarë ndodh:

    1. ADefekt në akumulator ( bateri).
    2. BËshtë djegur siguresa e qarkut përkatës elektrik.
    3. CDefekt në motor.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  49. Nr. 78

    Tek modeli i gomës 175/ 70 R15 87T madhësia 15 çfarë deklaron:

    1. ADiametrin e jashtëm të gomës.
    2. BDiametrin e diskut në të cilin vendoset goma.
    3. CNgarkesën maksimale që reziston goma.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  50. Nr. 80

    Gomat e automjetit tuaj janë harxhuar (konsumuar) shumë në qendër të tabanit. Shkaku më i mundshëm është se:

    1. AKishte presion të tepërt për një kohë shumë të gjatë në gomat.
    2. BKishte presion të ulët për një kohë shumë të gjatë në gomat.
    3. CKjo është mënyra normale e amortizimit të gomave.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  51. Nr. 81

    Kur nga treguesit e tablos, konstatoni mbingrohje të motorit, cili nga shkaqet e mëposhtme është i mundshëm:

    1. AFunksionim i keq i distributorit.
    2. BFunksionim i keq i termostatit.
    3. CFunksionim i keq i frenave.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  52. Nr. 82

    Siç jini duke drejtuar automjetin vëreni se treguesi i temperaturës së automjetit tuaj shënon një shtim të shpejtë të temperaturës. Shkaku më i mundshëm për këtë është:

    1. ANiveli i vajit lubrifikues i motorit është i ulët.
    2. BKandelat kanë vaj.
    3. CËshtë prerë rripi i ventilatorit.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  53. Nr. 83

    Nxjerrja e tymit nga një motor me naftë i një autoveturë mund të shkaktohet nga:

    1. ABllokimi i filtrit të ajrit.
    2. BDefekti i sistemit ftohës.
    3. CBllokimi i filtrit të karburantit.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  54. Nr. 84

    Çfarë ndodh kur drejtoni automjetin me presion shumë të vogël të gomave:

    1. AMundet që për arsye të mbingrohjes të krijohen dëme tek gomat.
    2. BUlet stabiliteti i drejtimit të automjetit.
    3. CShtohet afati i amortizimit. Gomat do të rrojnë më shumë.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  55. Nr. 87

    Kush është përgjegjës për gjendjen e mirë të qarkullimit të një automjeti i cili ka leje qarkullimi:

    1. APronari ose poseduesi i automjetit.
    2. BShoqëria e siguracionit.
    3. CShoferi ( drejtuesi) i automjetit.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  56. Nr. 88

    Çfarë mund të ndodhë kur rrotat e të njëjti aks (bosht) paraqesin frenim jo të njëjtë:

    1. AAutomjeti mund të ikë në brinjë.
    2. BRrota që frenon më pak , mbetet pa lëvizur e para.
    3. CGjatësia e frenimit zvogëlohet.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

Kapituj të tjerë