τεστ σήματα
Kapitulli 16 nga 25

Drejtimi me shikueshmëri të kufizuar

20 pyetje zyrtare me përgjigjen e saktë, me renditjen e manualit.

  1. Nr. 1
    Fotografia e pyetjes 1

    Në rajon të banuar me ndriçim natën, duhet të drejtoni automjetin me drita të ndezura të:

    1. AKryqëzimit.
    2. BE ecjes.
    3. CTë shoferit.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  2. Nr. 2
    Fotografia e pyetjes 2

    Duhet të ndërroni dritat e ecjes me dritat e kryqëzimit:

    1. APara se të kryqëzoheni me një automjet i cili lëviz në drejtim të kundërt ose kur ndiqni një automjet.
    2. BTek kryqëzimet.
    3. CNë kulmin e një kodre të pjerrët.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  3. Nr. 3
    Fotografia e pyetjes 3

    Jashtë rajonit të banuar gjatë natës:

    1. APërdorni vetëm dritat e kryqëzimit.
    2. BPërdorni dritat e ecjes përpara.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  4. Nr. 4
    Fotografia e pyetjes 4

    Në rast se ka mjegull:

    1. ANdizni dritat e kryqëzimit dhe dritat e mjegullës.
    2. BNdizni vetëm dritat e para.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  5. Nr. 6
    Fotografia e pyetjes 6

    Që të përmirësoni pamjen në rast mjegulle mundeni:

    1. ATë vini në veprim të ngadaltë, mekanizmin e qartësisë dhe të pastrimit të xhamave.
    2. BTë ndërprisni ventilimin.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  6. Nr. 7

    Në rast se bie shi shumë I fortë ndizni:

    1. ADritat e pasme të mjegullës.
    2. BDritat e kryqëzimit dhe dritat e përparme të mjegullës.
    3. CDritat e vendit të shoferit vetëm.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  7. Nr. 8

    Përveç rajonit të banuar i ndizni detyrimisht dritat e kryqëzimit edhe gjatë ditës:

    1. APër të parakaluar.
    2. BNë një tunel.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  8. Nr. 9

    Jeni duke ecur me automjetin tuaj në rrugë automobilistike. Bie shi dhe shkakton ulje të pamjes. Do të duhet:

    1. ATë përdorni dritat tuaja.
    2. BTë përdorni dritat e alarmit.
    3. CTë mos përdorni fare dritat.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  9. Nr. 10

    Nëse ndonjë shofer i cili lëviz në drejtim të kundërt ju verbon duke mbajtur dritat të ndezura:

    1. ANdizni edhe ju dritat e drejtimit tuaj.
    2. BNgadalësoni shpejtësinë dhe shikoni nga krahu juaj i djathtë.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  10. Nr. 11

    Ktheheni nga një rrugë e cila është e ndriçuar mirë te një rrugë që nuk ndriçohet. Çfarë duhet të kini kujdes në këtë rast:

    1. ASytë ambientohen menjëherë në gjendjet e ndryshueshme të ndriçimit.
    2. BPengesat në anët e rrugës zbulohen më lehtë nga më parë.
    3. CShpejtësia duhet të përshtatet në variabile të pamjes.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  11. Nr. 12

    Cilat orë jini të detyruar të ndizni dritat e kryqëzimit ( dritat e mesme) të automjetit tuaj kur ai lëviz:

    1. ANga lindja deri në perëndim të diellit.
    2. BGjysmë orë mbas perëndimit të diellit dhe gjysmë orë para lindjes së tij.
    3. CNga ora 7 e darkës deri në ora 6 të mëngjesit.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  12. Nr. 13

    Drejtoni automjetin me mjegull në rrugë automobilistike dhe pamjen e kini 40 m. Cila është shpejtësia të cilën nuk duhet ta mbikaloni:

    1. A70 km/h.
    2. B50 km/h.
    3. C90 km/h.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  13. Nr. 14

    Gjatë ditës duhet ti përdorni dritat:

    1. AKur manovroni mbrapsht.
    2. BKur sheshpamja është e pamjaftueshme.
    3. CKur drejtoni automjetin në rrugë(provinciale) rajonale.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  14. Nr. 15

    Sa herë që parakaloni një automjet, natën dhe lejohet të ndizni dritat e kalimit, e bëni këtë:

    1. APak para se të spostoheni majtas.
    2. BKur jini majtas dhe para se të arrini afër tij.
    3. CKur jini afër tij.

    Përgjigjja e saktë: C. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  15. Nr. 17

    Çfarë duhet të bëni nëse gjatë ditës futeni në një kalim nëntokësor (tunel) me ndriçim të pakët:

    1. APërdorni ndriçimet paralajmëruese.
    2. BNdizni dritat e mesme.
    3. CNdizni dritat e postit tuaj.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  16. Nr. 19

    Përse duhet të lëvizni edhe ditën me dritat e mesit të ndezura të paktën, kur shikimi pengohet seriozisht nga rënia e dëborës, mjegulla ose nga shiu:

    1. APër tu parë në kohë nga shoferët e tjerë.
    2. BPër të mundur të lëvizni me shpejtësi të madhe.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  17. Nr. 20

    Në rajon të banuar të pandriçuar mund të drejtoni automjetin tuaj me dritat e ecjes të ndezura:

    1. APO.
    2. BJO.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  18. Nr. 22

    Xhamat e automjetit tuaj kanë zënë akull. Çfarë duhet të bëni para se të niseni:

    1. ALargoni akullin nga parbrixhi.
    2. BPastroni të gjitha xhamat nga akulli.
    3. CPër drejtim brenda qytetit mjafton të pastrohet pjesa e përparme e xhamit të shoferit.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  19. Nr. 24

    Çfarë duhet të kontrolloni përveç të tjerave në automjet ku në të do të rimorkioni një shtëpi me rrota (ambulante) para se të niseni:

    1. ANëse pamja në anë të pasme përmes pasqyrës është e mjaftueshme.
    2. BNëse shtëpia me rrota e rimorkiuar është e kompletuar me të gjitha pajisjet e duhura.

    Përgjigjja e saktë: A. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

  20. Nr. 25

    Akoma edhe ditën duhet të drejtoni automjetin me drita të ndezura:

    1. AKur pamja është e pamjaftueshme për shkak të xhamit që është i ndotur.
    2. BKur pamja është e pamjaftueshme për shkak të shiut, mjegullës ose rënies së dëborës.

    Përgjigjja e saktë: B. Pyetje zyrtare e Ministrisë, me përkthimin zyrtar.

Kapituj të tjerë